
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv historik, duke i dhënë fund ndalimit 52-vjeçar të fluturimeve supersonike mbi tokën amerikane, një veprim që mund të revolucionarizojë udhëtimin ajror në dekadat e ardhshme.
Urdhri udhëzon Administratën Federale të Aviacionit (FAA) të lejojë fluturimet më të shpejta se zëri, me kusht që zhurma e shpërthimit zanor të mos dëgjohet në tokë. Ky vendim vjen vetëm disa javë pas paraqitjes së një ligji bipartizan që kërkonte të njëjtën gjë në Kongres.
“Amerikanët duhet të jenë në gjendje të fluturojnë nga New York në Los Angeles për më pak se katër orë,” u shpreh Michael Kratsios, drejtori i Zyrës së Politikave të Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë.
Ky hap mund të përshpejtojë zhvillimin komercial të avionëve supersonikë si projekti Boom Supersonic, i cili në janar testoi avionin eksperimental XB-1, duke kaluar barrierën e zërit mbi tokën amerikane — për herë të parë nga një kompani private.
CEO i Boom, Blake Scholl, reagoi me entuziazëm:
“Booooom! Barriera e zërit nuk ka qenë kurrë fizike – ka qenë rregullatore. Tani që është legalizuar, kthimi i udhëtimeve pasagjerësh supersonikë është çështje kohe.”
Por Trump nuk u ndal vetëm me këtë:
Urdhri i dytë përshpejton komercializimin e dronëve dhe zhvillimin e automjeteve elektrike ajrore vertikale (eVTOL)
Urdhri i tretë krijon një task-forcë federale për të rregulluar fluturimet me dronë në hapësirat ajrore amerikane.
Me këtë lëvizje, Trump shënon një kthesë të madhe drejt “qiellit të së ardhmes”, ku fluturimet do të jenë më të shpejta, më të qeta dhe ndoshta… më elektrike.
Amerika, duket se po hyn në një epokë të re të fluturimit me shpejtësi zëri — pa pasur nevojë të mbajë veshët!
KAQPATA