
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një deklaratë të bujshme në platformën e tij “Truth Social”, duke pretenduar se Irani dhe Izraeli i janë drejtuar njëkohësisht me kërkesën për paqe, duke e përshkruar këtë si një moment historik.
“Israeli dhe Irani erdhën tek unë, pothuajse në të njëjtën kohë, dhe thanë: ‘PAQE!’ E dija që koha ishte TANI,” shkroi Trump.
Ai shtoi se bota, veçanërisht Lindja e Mesme, janë “fituesit e vërtetë”, dhe parashikoi një të ardhme të mbushur me dashuri, paqe dhe begati për të dyja kombet.
“Ata kanë shumë për të fituar, por edhe shumë për të humbur nëse largohen nga rruga e drejtësisë dhe së vërtetës. ZOTI I BEKOFTË TË DY!” – përfundoi ai.
Pasiguri rreth marrëveshjes së armëpushimit
Deklarata e Trump vjen në kohën kur mediat ndërkombëtare raportojnë për një marrëveshje të mundshme armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit. Ndërkohë që Teherani zyrtar e mohoi fillimisht një marrëveshje të tillë, televizioni shtetëror iranian raportoi të kundërtën, duke shtuar mjegull në situatën aktuale diplomatike.
Kjo deklaratë është parë si një përpjekje nga Trump për të pozicionuar veten si figurë kyçe në paqen globale, veçanërisht përballë sfidave të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.
KAQPATA