
Donald Trump ka habitur me reagimin e tij pas lajmit për fejesën e Taylor Swift dhe Travis Kelce. Në një mbledhje me kabinetin, një gazetar e pyeti presidentin për lajmin dhe, ndryshe nga pritjet, Trump dha një përgjigje të qetë e pa polemika.
“Uroj që të kenë shumë fat,” tha ai, duke e quajtur Kelce “lojtar i madh dhe djalë i shkëlqyer.” Për Swift, e cila shpesh ka qenë në shënjestër të sulmeve të tij, Trump shtoi: “Ajo është një person i mrekullueshëm.” Kjo është një kthesë e fortë krahasuar me muajt e kaluar, kur ai e ofendoi këngëtaren në Truth Social.

Reagimi i papritur ka ndezur spekulime në rrjete sociale. Shumë përdorues besojnë se Trump po përpiqet të sigurojë një ftesë për dasmën, të cilën e konsiderojnë si ngjarjen më të madhe të dekadës në botën e yjeve.
Megjithatë, shanset e tij nuk duken të mëdha. Edhe pse Trump e quan Brittany Mahomes (mikeshë e ngushtë e Swift dhe bashkëshortja e Patrick Mahomes) si “shoqe”, vështirë se kjo do t’i sigurojë atij një vend në dasmë. Fansat e Swift e shprehën hapur në internet: “Nuk do të të ftojnë, Donald.”
rKAQPATA