
Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, e ka cilësuar si “shumë të rëndësishme dhe domethënëse” bisedën telefonike mes Volodymyr Zelenskyy-t dhe Donald Trump-it.
Përmes një postimi të shkurtër në rrjete sociale, Yermak theksoi se detajet e bisedës do të bëhen publike së shpejti, pa dhënë hollësi të tjera.
Para kësaj bisede, Trump kishte zhvilluar një telefonatë edhe me presidentin rus Vladimir Putin. Ai deklaroi më pas se ishte “i zhgënjyer” me qëndrimin e Putinit për luftën në Ukrainë, duke sinjalizuar një ndarje të mundshme qëndrimesh.
Takimet dhe telefonatat e fundit vijnë në një moment kyç për përpjekjet ndërkombëtare drejt paqes në Ukrainë.
KAQPATA