
Chef-i i njohur dhe ylli i rrjetit Food Network, Anne Burrell, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare pas një arrestit kardiak të papritur. Ajo u gjet e pa ndjenja në banesën e saj në Brooklyn më 17 qershor dhe u shpall e vdekur në vendngjarje nga autoritetet emergjente.
Policia e Nju Jorkut konfirmoi se kishte marrë një telefonatë në orën 07:50 të mëngjesit për një grua të pavetëdijshme. Edhe pse emri nuk u publikua fillimisht nga NYPD, të dhënat përputhen me adresën e Burrell-it, dhe më vonë familja e saj konfirmoi zyrtarisht lajmin tragjik.
Në një deklaratë prekëse, Food Network e përshkroi Anne-n si “një person të jashtëzakonshëm, një mësuese dhe konkurrente e dashur, që përmes kuzhinës përçonte gëzim dhe pasion.”
Burrell fitoi famë përmes emisioneve të njohura si Worst Cooks in America, Iron Chef America, Chopped dhe Secrets of a Restaurant Chef, ku u nominua edhe për një çmim Emmy. Ajo gjithashtu ishte autore e dy librave më të shitur në New York Times: “Cook Like a Rock Star” dhe “Own Your Kitchen.”
Chef Tyler Florence, bashkë-prezantues i saj në Worst Cooks in America, e kujtoi si një mikeshë të afërt me një shpirt të zjarrtë dhe zemër të madhe.
Anne Burrell la pas bashkëshortin e saj Stuart Claxton, një djalë nga martesa e mëparshme, nënën Marlena dhe dy vëllezërit e saj.
Një autopsi do të kryhet në ditët në vijim për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.
KAQPATA