Pamela Genini, modele dhe sipërmarrëse 29-vjeçare nga Strozza, u vra brutalish në Milano më 14 tetor, rreth orës 22:00. Ajo u sulmua me thikë në ballkonin e një apartamenti në katin e tretë nga i dashuri i saj jashtëmartesor, 52-vjeçari Gianluca Soncin.
Pas sulmit, autori tentoi t’i japë fund jetës duke u goditur vetë dy herë me thikë në fyt dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Niguarda të Milanos. Fqinjët e viktimës dëshmuan për skenën e tmerrshme të ngjarjes.
Pamela, e cila ka jetuar mes Monte Karlos, Milanos dhe Dubait, përshkruhej në rrjetet sociale si “modele dhe sipërmarrëse e re”. Së bashku me shoqen Elisa Bortolotti, ajo kishte themeluar linjën e bikini-ve “EP SheLux”.
Vrasja e saj ka tronditur komunitetin e modës dhe publikun italian, duke rikujtuar rrezikun e dhunës në marrëdhënie personale.
KAQPATA