
Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, nuk do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025/26, pasi u eliminuar në fazën e kualifikimeve. Mitrovicasit përfunduan aventurën e tyre në çerekfinale të turneut kualifikues në Samokov, Bullgari, pasi u mposhtën nga kampioni holandez, Heroes Den Bosch, me shifrat 80:68.
Trepça e nisi ndeshjen mirë, duke fituar çerekun e parë 27:19, por Den Boschi reagoi fort në çerekët e tjerë, duke fituar dhe ndeshjen. JaCori Payne shënoi 15 pikë për Trepçën, ndërsa më efikasi te Den Boschi ishte Kerwin Walton me 14 pikë.
Skuadra kosovare do të vazhdojë garat evropiane në FIBA Europe Cup, duke kërkuar sukses në këtë kompeticion. Ky është sezoni i dytë rresht që Trepça dështon në kualifikime të Championsit.
KAQPATA