
Tre persona të mitur, identifikuar si I.D. (2010), J.S. (2010) dhe V.M. (2011), u arrestuan më 30 shtator 2025 nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, me dyshimin për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.
Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi për një incident të raportuar më 28 shtator, ku ankuesi deklaroi se ishte sulmuar fizikisht në rrugën “Lola Ribar”. Personat e dyshuar gjithashtu kishin kanosur nipin e ankuesit, i cili është gjithashtu i mitur.
Pas sulmit, ankuesi ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të miturit, pas intervistimit sipas procedurave ligjore, u liruan me urdhër të prokurorit. Megjithatë, ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale për të cilat dyshohen.
Policia e Kosovës nënvizon përkushtimin për luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve, duke inkurajuar raportimin e çdo rasti të ngjashëm për veprime të shpejta ligjore.
KAQPATA