
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Dragash–Prizren, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor.
“Njësia relevante e policisë ka dalë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
/ KAQPATA /