Kris Jenner ka habitur fansat me një pamje të re. 69-vjeçarja la pas flokët e zinj të shkurtër dhe u shfaq me një prerje bjonde platin të drejtë dhe të shkurtuar, gjë që e bëri të duket shumë e ngjashme me këngëtaren shqiptare Bebe Rexha.
Video e postuar nga stilisti i saj Chris Appleton tregon Jenner pa grim, duke imituar tekstet e një kënge virale, përpara se të zbulojë look-un e ri. Fansat reaguan me humor: disa nuk ishin të sigurt nëse po shikonin Kris Jenner apo Kim Kardashian, dhe komentet krahasuan stilin e saj me “Freaky Friday”.
Pamja e re u prezantua gjatë ngjarjes “Mission to Glam” në Beverly Hills. Jenner tha se do ta mbante këtë stil vetëm për një kohë të shkurtër, duke shtuar: “E mbajta atë prerje të zezë për kaq shumë vite, më kishte ardhur në majë të hundës. Jam e sigurt që edhe fëmijët e mi janë të lumtur që guxova për diçka ndryshe.”
Kjo nuk është hera e parë që Kris eksperimenton me flokët bjonde, por tani fansat bien dakord se duket si një ri-inventim total, ngjashëm me Bebe Rexhën.
KAQPATA