Kujtimet e dhimbshme nga lufta e fundit në Kosovë nuk shuajnë dot dhimbjen. Nënë Shukrije Ahmeti nga Rezalla e Drenicës rrëfen momentet tragjike të fundit të jetës së djalit të saj, vetëm 7 vjeçar, i plagosur rëndë gjatë ngjarjeve të 5 marsit 1998.
“Leotrimi më tha: ‘Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam smut prej barku.’ Kur ia hoqa teshat, e pashë se i ishte çarë barku dhe i kishin dalë zorrët. Ia vura xhemperin për t’ia mbuluar plagën, por ai më tha: ‘Mos um prek, se po më dhemb shumë’,” kujton nënë Shukrija.
Megjithë ndihmën e parë mjekësore të dhënë në Gradicë, djali nuk arriti të mbijetojë më shumë se tre orë. Për shkak të rrethanave të luftës, familja nuk mundi ta sillte trupin në Rezallë, ndaj varrimi u bë aty ku ndodhi – në Gradicë.
Ky rrëfim tragjik është një dëshmi e gjallë e dhimbjeve të pashlyeshme që lanë pas ngjarjet e marsit 1998 në Drenicë.
KAQPATA