
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zemanic të Leposaviqit, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën pas një vetaksidenti me traktor.
Sipas policisë, bazuar në dëshmitë e pranishme, i mituri ishte duke tërhequr një lis me traktor kur mjeti u rrotullua, duke i shkaktuar vdekjen.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vdekje e dyshimtë”. Me vendim të tij, trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve.
KAQPATA