Mjeku shqiptar Agron Alija ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me veturë në Kanada. Lajmin e ka konfirmuar Ambasada e Shqipërisë në Kanada, ku ambasadorja Artemis Kosta Malo ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen e të ndjerit.
Dr. Alija shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London, provinca Ontario. Ambasadorja theksoi rolin e tij si figurë emblemë e komunitetit shqiptar në Kanada dhe përkushtimin e tij në shërbim të njerëzve dhe komunitetit, veçanërisht në Hamilton dhe London.
“Humbja e tij la një boshllëk të madh jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin e ta vlerësonin. Kujtimi për Dr. Alija do të qëndrojë përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona”, shkruan ambasadorja në rrjetet sociale.
Ngjarja lë një boshllëk të madh në komunitetin shqiptar dhe mes kolegëve të tij, duke rikujtuar përkushtimin dhe integritetin e Dr. Alija si mjek dhe pedagog.
KAQPATA