

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një kompleks banimi në Westland, Michigan, ku 20-vjeçarja Sarah Carroll u vra nga ish-i dashuri i saj, i cili më pas kreu vetëvrasje.
Policia lokale ende nuk ka dhënë detaje të plota mbi rrethanat e sulmit, por prindërit e viktimës thanë se ajo kishte qenë e përndjekur prej dy muajsh dhe ishte në proces të sigurimit të një urdhri mbrojtjeje.
“Ajo nuk na tregoi kurrë çfarë po kalonte. Si prindër, ju them: kujdesuni më shumë për fëmijët tuaj, përpiquni t’i bëni ata të hapen e të flasin,” deklaroi nëna e saj, Jennifer Carroll.
Familjarët dhe miqtë u mblodhën të dielën mbrëma në vendin e ngjarjes për një ceremoni simbolike me lëshim balonash, në nder të kujtimit të saj.
Babai i saj, James Carroll, u shpreh se Sarah ishte studente në Schoolcraft College, me ambicie për t’u bërë asistente mjekësore. “Ajo ishte e dashur nga të gjithë, plot jetë dhe e zgjuar. Do ta mungojmë pafund,” tha ai mes lotësh.
Për të mbuluar shpenzimet e funeralit, familja ka hapur një faqe GoFundMe, ku miqtë dhe komuniteti kanë nisur të kontribuojnë.
Policia e Westland ka paralajmëruar se më shumë detaje mbi hetimet do të bëhen publike në ditët në vijim.
KAQPATA