Një tornado e fuqishme ka goditur pasditen e së hënës rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, duke shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur. Autoritetet franceze raportuan se erërat e forta kanë rrëzuar tre vinça ndërtimi, kanë shkatërruar çati, dritare dhe kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën publike në komunat Ermont, Eaubonne dhe Franconville.
🌪️ Images impressionnantes de la tornade qui a frappé Ermont dans le Val-d'Oise ce lundi vers 17h45. Trois grues sont tombées ! (© hakim.9212) pic.twitter.com/7rpZuOpzSv
— Météo Express (@MeteoExpress) October 20, 2025
Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, tha se është ngritur një qendër emergjente për menaxhimin e situatës dhe u bëri thirrje banorëve të shmangin zonat e rrezikshme. Ndërkohë, shërbimet e zjarrfikësve dhe policisë po punojnë për të rivendosur furnizimin me energji dhe qarkullimin rrugor.
Meteorologët e përshkruajnë fenomenin si të rrallë për Francën, por gjithnjë e më të shpeshtë në vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike. Vlerësimi përfundimtar i shkallës së tornadës pritet të publikohet në orët në vijim.
KAQPATA