
Në një atmosferë të veçantë shpirtërore, banorët e fshatit Torinë të komunës së Lipjanit përuruan sot xhaminë e re – një projekt i shumëpritur që simbolizon unitetin, besimin dhe përkushtimin e komunitetit.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, i cili njëkohësisht është edhe banor i këtij fshati. Me emocione dhe falënderime të sinqerta, ai u shpreh:
“Torina sot po buzëqesh. Jam mirënjohës përherë të gjithëve që ndihmuan që kjo xhami të jetë realitet.”
Xhamia e re pritet të jetë jo vetëm vend faljeje, por edhe pikë referimi për zhvillimin e jetës fetare, kulturore dhe sociale të banorëve të fshatit Torinë dhe përreth.
Përurimi u shoqërua me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, klerikëve dhe përfaqësuesve institucionalë, duke e kthyer këtë ditë në një ngjarje të paharrueshme për fshatin.
KAQPATA