Policia e Shqipërisë ka finalizuar operacionin “Daily rent”, i cili synonte luftimin e shfrytëzimit për prostitucion. Gjatë këtij operacioni, është arrestuar një shtetas brazilian, A. M., 25 vjeç, i dyshuar se shfrytëzonte një shtetase braziliane 24-vjeçare, G. C., për prostitucion në ambiente të ndryshme të marra me qira ditore në Tiranë.
Gjithashtu, është arrestuar edhe vetë 24-vjeçarja, ndërsa dy persona të tjerë, R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç, janë proceduar për veprimtari të kundërligjshme brenda ambientit të marrë me qira në bulevardin “Zogu i Parë”.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar një shumë parash, e dyshuar se është përfituar nga aktiviteti i paligjshëm. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e të përfshirëve të tjerë.
KAQPATA