
Një person është therur me thikë sot në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka konfirmuar për mediat se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.
“Sot rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën ‘Ilir Konushevci’. Bazuar në të dhënat fillestare, një person dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Pllana.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit dhe identiteti i tij. Hetimet janë duke vazhduar.
KAQPATA