
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ka goditur Afganistanin duke shkaktuar të paktën 812 viktima dhe mbi 2,800 të plagosur, njoftuan autoritetet. Lëkundjet tronditën provincat lindore Kunar dhe Nangarhar rreth mesnatës, duke shkatërruar qindra shtëpi dhe fshatra të tëra.
Shpëtimtarët po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të terrenit malor dhe rrugëve të bllokuara nga reshjet e shiut, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut. Helikopterët po transportojnë të plagosurit drejt spitaleve, ndërsa ekipet e emergjencës po përpiqen të largojnë trupat e viktimave dhe kafshëve për të shmangur ndotjen e burimeve të ujit.

Qeveria e talebanëve u ka bërë thirrje vendeve të huaja për ndihmë urgjente. Deri më tani, India ka dërguar çadra dhe ndihma ushqimore, ndërsa Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se gjysma e popullsisë së vendit ka nevojë të menjëhershme për ndihmë humanitare.
Ky është një nga tërmetet më shkatërrues që nga viti 2021, kur talebanët morën pushtetin. Afganistani mbetet një nga vendet më të cenueshme ndaj fatkeqësive natyrore për shkak të infrastrukturës së dobët dhe banesave të ndërtuara pa standarde sigurie.

KAQPATA