
Shqipëria është zgjuar sot nën lëkundje të njëpasnjëshme të tokës, të cilat janë regjistruar në orët e para të mëngjesit. Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane (EMSC), tërmeti më i fuqishëm është shënuar në orën 05:04, me një magnitudë prej 4.5 ballë të shkallës Rihter dhe me epiqendër rreth 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës.
Pas këtij tërmeti, janë ndjerë edhe disa paslëkundje të tjera, me intensitet më të ulët:
- 2.2 ballë
- 2.6 ballë
- 3.0 ballë
- 3.4 ballë, që ndodhi në orën 05:45
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale, por autoritetet janë në gatishmëri dhe po monitorojnë nga afër situatën.
Autoritetet e emergjencave civile në Shqipëri u kanë bërë thirrje qytetarëve të mbajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet në rast të lëkundjeve të tjera. Rekomandohet:
- Të mos përdoren ashensorët gjatë tërmeteve
- Të qëndrohet larg dritareve dhe objekteve të varura
- Të përgatiten çanta emergjente me dokumente dhe nevoja bazike
Tërmetet janë një fenomen natyror i zakonshëm në rajonin e Ballkanit, por lëkundje të kësaj magnitude afër zonave urbane si Tirana, nxisin shqetësime për sigurinë e infrastrukturës dhe ndërtesave të vjetra.
Për momentin, nuk ka paralajmërime për rrezik të mëtejshëm, por Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri pritet të japë një vlerësim më të detajuar gjatë ditës.
KAQPATA