
Grupi militant libanez Hezbollah po përjeton një fazë të rëndësishme rishikimi strategjik pas luftës së fundit me Izraelin, sipas burimeve të Reuters. Diskutimet e brendshme përfshijnë zvogëlimin e rolit të tij si forcë e armatosur, pa u çarmatosur plotësisht, ndërkohë që grupi përballet me presione të mëdha financiare dhe politike, si dhe me kërkesat amerikane për çarmatim.
Komitete të vogla po shqyrtojnë çështje të ndryshme, nga struktura udhëheqëse dhe roli politik, te aktivitetet sociale dhe çështjet e armatimit. Këto takime po mbahen edhe në mënyrë të fshehtë dhe me komunikim nga distanca.
Në anën tjetër, Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se brenda 24 orëve mund të dihet nëse Hamasi do të pranojë “propozimin përfundimtar” për armëpushim në Gaza. Ai gjithashtu ka përmendur bisedat me Arabinë Saudite për zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, që synojnë normalizimin e marrëdhënieve në rajon.
KAQPATA