
Israel and Iran flags together textile cloth, fabric texture
Një armëpushim mes Iranit dhe Izraelit është vënë zyrtarisht në fuqi, sipas një njoftimi nga televizioni shtetëror iranian.
Kjo zhvillim vjen vetëm disa orë pas deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se “lufta ka përfunduar” dhe se marrëveshja për ndaljen e luftimeve është arritur falë ndërhyrjes së forcave amerikane.
Megjithatë, pas njoftimit të armëpushimit nga SHBA, forcat iraniane hodhën raketa drejt Izraelit, duke vrarë tre persona dhe duke ngritur dyshime për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes.
Presidenti Trump deklaroi se suksesi në arritjen e armëpushimit nuk do të ishte i mundur pa pilotët e bombarduesve amerikanë B-2, të cilët, sipas tij, goditën objektet bërthamore të Iranit dy ditë më parë, duke çuar palët drejt një marrëveshjeje.
“Është rënë dakord për një ARMËPUSHIM të plotë dhe total që hyn në fuqi brenda 6 orëve nga momenti i marrëveshjes. Fillimisht Irani do ta respektojë për 12 orë, dhe më pas edhe Izraeli për 12 orë të tjera. Kjo do të shënojë fundin zyrtar të Luftës 12-ditore”, shkroi Trump në rrjete sociale.
Ai shtoi se të dy palët do të mbeten paqësore dhe respektuese gjatë kohës së armëpushimit, duke e përshkruar marrëveshjen si një hap historik për paqen në rajon.
“Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zoti e BEKOFTË BOTËN!”, përfundoi ai.
KAQPATA