
TEL AVIV, 16 Qershor 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tel Aviv ka njoftuar mbylljen e përkohshme të saj, pas një vale sulmesh me raketa nga Irani që shkaktuan dëme të vogla pranë godinës diplomatike. Lajmin e ka konfirmuar ambasadori amerikan Mike Huckabee, i cili sqaroi se nuk ka të lënduar në mesin e stafit amerikan.
“Ambasada dhe Konsullata Amerikane në Izrael do të qëndrojnë të mbyllura edhe sot, për shkak të kushteve të sigurisë. Disa dëme të lehta janë raportuar pranë Degës së Ambasadës në Tel Aviv, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar,” shkroi Huckabee në rrjetin social X (ish-Twitter).

Ai shtoi se protokollet e sigurisë janë në fuqi dhe se stafi është në strehim të sigurt deri në një vlerësim të ri të situatës.
Mbyllja e ambasadës vjen në një kohë tensionesh të rritura në Lindjen e Mesme, ku përplasjet mes Izraelit dhe Iranit kanë marrë përmasa të rrezikshme për stabilitetin rajonal. Autoritetet izraelite janë në gjendje gatishmërie të lartë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për përmbajtje.
KAQPATA