
Operacionet plastike nuk janë më tabu në botën e të famshmëve. Kur je gjithmonë para kamerës – qoftë për filma apo për rrjete sociale – dukja e jashtme bëhet pjesë e punës.
Por ashtu si një tatuazh, edhe ndërhyrjet estetike shpesh janë të përhershme dhe të vështira për t’u rikthyer. Dhe me kalimin e kohës, disa nga të famshmit kanë shprehur hapur pendimin për to. Ja disa prej tyre:

Cameron Diaz
Aktorja hollivudiane nuk është aspak përkrahëse e ndërhyrjeve të panevojshme. Në një intervistë për Entertainment Tonight më 2014, ajo tregoi eksperiencën e saj me botoksin:
“Më ndryshoi fytyrën në një mënyrë aq të çuditshme, sa thashë: ‘Jo, nuk dua të jem kështu.’”
Ajo tani përqafon plakjen natyrale dhe thotë se rrudhat i sheh si dëshmi të një jete të jetuar me buzëqeshje.

Madonna
Megjithëse kurrë nuk ka pranuar publikisht ndërhyrjet estetike, spekulimet për fytyrën e saj rifilluan në vitin 2008, kur u pa me mavijosje rreth syve, të cilat disa i lidhën me një operacion të qepallave ose me të ashtuquajturin “ribbon lift”, një procedurë që shtrëngon lëkurën me shirita bio-përthithës.
Vetë Madonna është shprehur vetëm me një reflektim të shkurtër: “Ndonjëherë mendoj: ‘O Zot, çfarë po mendoja…’”

Nicole Kidman
Në vitin 2003, aktorja australiane pranoi se kishte provuar botoksin, por fatmirësisht ishte tërhequr prej tij:
“E provova, fatkeqësisht. Por tani më në fund mund ta lëviz fytyrën sërish.”

Bella Hadid
Si një nga supermodelet më të njohura në botë, presioni për të qenë “perfekte” ishte i madh për Bellën.
Ajo pranoi se ndjehej si “motra më pak e bukur” krahas Gigi Hadid.
Në një intervistë për Vogue, Bella tha:
“Do të doja të kisha mbajtur hundën e paraardhësve të mi.”

Tori Spelling
Aktorja e njohur nga seriali 90210 bëri ndërhyrje në gjoks gjatë kohës kur seriali po transmetohej, por vite më vonë e kuptoi se kjo kishte pasoja.
“Sikur ta dija që mund të ndikonte në prodhimin e qumështit për fëmijën tim, kurrë nuk do ta kisha bërë,” tha ajo.

Jennifer Grey
Ylli i Dirty Dancing pati dy ndërhyrje në hundë në vitin 1990, të cilat e bënë të vështirë për njerëzit ta njihnin më.
“Hyra në sallën e operacionit si një yll, dola si një e panjohur,” ka thënë ajo, duke e përshkruar ndjesinë si shumë të dhimbshme për karrierën e saj.

Priyanka Chopra
Aktorja dhe ish-Miss World ka rrëfyer se një operacion i dështuar në hundë e futi në depresion.
Në Howard Stern Show, ajo pranoi se ishte aq e tronditur sa mendoi të linte përgjithmonë aktrimin.

Reid Ewing
Aktori nga Modern Family ka rrëfyer se vuante nga dismorfia trupore dhe se i ishte nënshtruar disa operacioneve që në moshë të re përfshirë implantet në faqe dhe mjekër.
Më vonë tha:
“Do të doja t’i thosha vetes sime të re: mos e bëj. Nuk ke nevojë. Je i bukur ashtu si je.”

Jamie Lee Curtis
Në rininë e saj, një kameraman i tha se kishte sy të fryrë, dhe kjo ndikoi që ajo të bënte një ndërhyrje që përfundoi keq.
“Provova kirurgji plastike dhe nuk funksionoi. Madje më bëri të varur ndaj Vicodin-it,” pranoi ajo.

Kenny Rogers
Këngëtari legjendar ka qenë gjithmonë i sinqertë për ndërhyrjet që ka bërë, por ka shprehur pendesë për operacionet në sy.
“Nuk janë më të ngrohtë si dikur,” tha ai, një ndjesi që i mungon shumë.
KAQPATA