Ora e dimrit rikthehet këtë fundjavë në shumicën e vendeve të Evropës. Ndryshimi do të ndodhë në natën mes 25 dhe 26 tetorit, kur akrepat do të lëvizin një orë prapa, në orën 03:00 të mëngjesit.
Kjo nënkupton një orë më shumë gjumë, por edhe më pak dritë gjatë pasditeve.
Ndryshimi i orës u prezantua për kursim energjie, por sot shumë ekspertë e konsiderojnë efektin e tij minimal, ndërsa disa paralajmërojnë ndikime në ritmin biologjik të njeriut.
Bashkimi Evropian ka diskutuar prej vitesh për heqjen e praktikës së ndryshimit sezonal të orës, por vendet anëtare ende nuk kanë arritur marrëveshje përfundimtare.
KAQPATA