
Këngëtarja & Rap Artistja e njohur shqiptare Tayna ka tërhequr vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj të fundit, të kapur në një video që po qarkullon në rrjet. Me një stil të veçantë dhe plot vetëbesim, artistja shfaqet me lëvizje të sigurta dhe një qëndrim që vetëm ajo di ta përçojë.
E veshur në mënyrë provokuese, por gjithmonë elegante, Tayna ka dëshmuar edhe një herë se di të jetë në qendër të vëmendjes – jo vetëm për muzikën, por edhe për look-un dhe qëndrimin e saj skenik.
Videoja, e realizuar, thekson sharmin e saj dhe e bën edhe më të dukshme karizmën që e dallon nga të tjerët në skenën muzikore shqiptare.
Nuk dihet ende nëse kjo video është pjesë e ndonjë klipi të ri muzikor apo thjesht një set imazhi për rrjetet sociale, por një gjë është e sigurt: Tayna di ta mbajë publikun në pritje dhe në zjarr.
KAQPATA