
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneral Enrico Barduani.
Në këtë takim, Jashari falënderoi gjeneralin italian për shërbimin dhe bashkëpunimin e tij gjatë mandatit në Kosovë.
Sipas njoftimit të FSK-së, dy gjeneralët biseduan për zhvillimet në FSK, trajnimet, stërvitjet, sfidat dhe operacionet e kryera, si dhe për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe rajon.
Ata u pajtuan se bashkëpunimi mes FSK-së dhe KFOR-it duhet të zgjerohet dhe të thellohet edhe më tej në të ardhmen.
KAQPATA