
Pesë zyrtarë policorë në Lipjan janë suspenduar nga detyra nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në kuadër të hetimeve për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, ngjarje që ndodhi pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.
Burime të KAQPATA bëjnë të ditur se IPK ka rekomanduar masën e suspendimit, por nuk ka lëshuar ende urdhër për ndalim ndaj zyrtarëve të përfshirë, pasi aktualisht nuk ka prova të mjaftueshme që i lidhin drejtpërdrejt me ndonjë veprim të kundërligjshëm.
Ndërkohë, Prokurori i Shtetit, në koordinim me IPK-në, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Hetimet janë në vazhdim dhe pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me përgjegjësinë e mundshme të zyrtarëve policorë.
KAQPATA