
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Avokati Ardian Bajraktari ka konfirmuar se me këtë vendim është aprovuar kërkesëpadia dhe është shfuqizuar rregullorja e nënshkruar nga Kryeministri më 10 mars 2025. Megjithatë, është refuzuar kërkesa që Agjencia të detyrohet të nxjerrë menjëherë një rregullore të re.
“Është detyrë e institucioneve që aktet e tilla t’i hartojnë në përputhje me ligjin, në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Çdo veprim ndryshe i bën ato të paligjshme”, ka shkruar avokati Bajraktari.
KAQPATA