Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ka vendosur ta kthejë për rivendosje në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), çështjen që lidhet me zgjedhjet komunale në Junik.
AAK kishte kërkuar që zgjedhjet të shpalleshin të pavlefshme, duke pretenduar se kishte pasur “shkelje që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor”. Supremja e vlerësoi ankesën si të bazuar dhe prishi vendimin e mëparshëm të PZAP-it, që e kishte hedhur poshtë ankesën si të palejuar.
Në vendimin e saj, Gjykata Supreme kërkon që PZAP të shqyrtojë rastin në bazë të meritave dhe të shmangë shkeljet ligjore të evidentuara.
AAK pretendon se në zgjedhjet e 12 tetorit në Junik pati “manipulime dhe vota të ardhura nga komuna të tjera”, duke e cilësuar procesin si “skemë kriminale”.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kandidati i LDK-së Ruzhdi Shehu ka marrë 48.89% të votave, ndërsa Agron Kuçi i AAK-së 38.88%.
KAQPATA