
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë Shqipërinë këtë të shtunë ka shkaktuar probleme serioze në transportin ajror. Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, shtatë avionë janë detyruar të ulen njëri pas tjetrit në një kohë shumë të shkurtër, duke krijuar një situatë të pazakontë dhe të rrezikshme.
Ndërkohë, një avion i kompanisë LOT Air nuk ka mundur të zbresë për shkak të erës së fortë, pavarësisht manovrave të pilotit.
Autoritetet kanë paralajmëruar se reshjet dhe erërat e fuqishme do të vazhdojnë, duke kërkuar kujdes nga qytetarët dhe gatishmëri nga institucionet për menaxhimin e situatës.
KAQPATA