
Shqipëria është përfshirë sot nga një stuhi e fuqishme me reshje shiu, erëra të forta dhe mjegull, të cilat kanë shkaktuar probleme serioze në disa qytete të vendit.
Në Tiranë, stuhia rrëzoi disa pemë në zona si ish-stacioni i Trenit, Shkolla e Bashkuar dhe Oxhaku. Në disa akse rrugore qarkullimi u bllokua përkohësisht, ndërsa erërat e fuqishme shpërndanë mbeturina në ajër, duke rrezikuar kalimtarët.
Situata ka prekur rëndë edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ku janë regjistruar 11 fluturime të vonuara dhe dy anulime, për destinacionet Pescara dhe Hamburg.
Në Vlorë, një stuhi rëre mbuloi qytetin bregdetar, duke ulur dukshmërinë dhe duke detyruar pushuesit të largohen me nxitim. Trafiku në akset hyrëse e dalëse të qytetit u rëndua ndjeshëm.
Ndërkohë, Durrësi dhe Lezha raportojnë për reshje të dendura e përmbytje rrugësh, ku niveli i ujit ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Autoritetet apeluan për kujdes të shtuar dhe shmangie të lëvizjeve të panevojshme deri në qetësimin e motit.
KAQPATA