
Një studim i ri ka zbuluar se jetesa në shoqëri me pabarazi të lartë shoqërore lidhet me ndryshime strukturore në trurin e fëmijëve, pavarësisht pasurisë së familjes.
Kërkimi, i zhvilluar me mbi 10 mijë fëmijë në SHBA, tregoi se edhe fëmijët nga familje të pasura, por që jetonin në shtete me hendek më të madh të të ardhurave, kishin zhvillime të ndryshme të trurit.
Sipas ekspertëve, këto ndryshime lidhen edhe me shëndet më të dobët mendor. Analizat treguan sipërfaqe më të vogël të korteksit dhe lidhje të ndryshuara midis rajoneve të trurit, duke ndikuar në kujtesë, emocione dhe vëmendje.
Studiuesit theksojnë se reduktimi i pabarazive nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe një domosdoshmëri për shëndetin publik. Ata rekomandojnë politika progresive, kujdes shëndetësor universal dhe investime në komunitete për të zbutur efektet e dëmshme tek fëmijët.
KAQPATA