
Një studim i NASA-s ka zbuluar se Toka po reflekton gjithnjë e më pak rrezet e diellit në hapësirë, sidomos në Hemisferën Veriore.
Sipas të dhënave të grumbulluara gjatë 24 viteve të fundit, hemisferat veriore dhe jugore janë bërë më të errëta që nga viti 2001, duke thithur më shumë rrezatim. Në total, thithja është rritur me 0.83 vat për metër katror për dekadë.
Shkaktarë kryesorë të këtij fenomeni janë tkurrja e akullit në Arktik, zvogëlimi i ndotjes së ajrit që ka reduktuar formimin e reve, si dhe ndryshimet e shkaktuara nga zjarret dhe aktiviteti vullkanik.
Sipas shkencëtarëve, kjo rënie e reflektimit mund të përshpejtojë ngrohjen globale, duke ndikuar sidomos në rajonet e Evropës dhe Amerikës së Veriut.
Studimi thekson nevojën që këto ndryshime të përfshihen në modelet klimatike për të kuptuar më mirë pasojat afatgjata.
KAQPATA