
10 raste që tregojnë se si shoqëria gjykon ndryshe burrat dhe gratë për bukurinë.
Është një realitet i hidhur: shoqëria jonë mban standarde të ndryshme për burrat dhe gratë në shumë fusha. Në këtë artikull do të fokusohemi vetëm në një aspekt – plakja dhe mënyra se si gjykohet ndryshe për burrat dhe gratë, veçanërisht në industrinë e argëtimit.
Mjafton të hedhësh një sy në listën e mëposhtme për të kuptuar se si burrat lavdërohen për plakjen e tyre “dinjitoze”, ndërsa gratë shpesh kritikohen për të njëjtën gjë. Në këtë “lojë të padrejtë”, gratë janë gjithmonë humbëset.
Pedro Pascal

Që nga suksesi i serialit The Last Of Us, Pedro Pascal – tashmë në të pesëdhjetat, është cilësuar si një burrë që “plaket si vera e mirë”.
Jennifer Aniston

Aktorja është përballur me komente që e kanë “përjashtuar nga gara”, vetëm pse mbushi 50 vjeç. “Pse duhet të dëgjoj vazhdimisht ‘dukesh mirë për moshën tënde’? Kjo duhet të ndalojë”, ka deklaruar ajo.
Julia Roberts

Një foto e postuar nga mbesa e saj, Emma Roberts, bëri që ndjekësit të sulmonin pamjen e aktores. “Më fyen aq shumë komente për fytyrën time saqë, edhe pse jam 50 vjeç dhe e sigurt në vete, më lënduan.”
Cameron Diaz

Në librin e saj The Longevity Book, ajo shkruan: “Jam 44 dhe më thonë që nuk vlej më. Kjo është absurde – kam edhe 40 vite për të jetuar, pse duhet të kem frikë nga mosha?”
Andie MacDowell

Ajo u kritikua kur vendosi të mos i fshehë flokët gri, por u përgjigj: “Më duket se dukem më e re sepse jam më natyrale. Është një veprim fuqizues.”
Brad Pitt

Në moshën 60-vjeçare, Brad Pitt konsiderohet ende një ndër burrat më seksi në botë. Askush nuk komenton rrudhat e tij – përkundrazi, ato e bëjnë më “tërheqës”.
Standardet janë të shumta dhe shpesh absurde. Nga forma e trupit, deri te qimet e trupit apo përdorimi i grimit, gratë përballen me një barrë shumë më të rëndë se burrat.
Steve Carell

I quajtur “silver fox” pas daljes me flokë gri. Shumë e vlerësuan për pamjen dhe pjekurinë që rrezaton.
Sarah Jessica Parker

U vlerësua për “guximin” e saj që dilte me flokë gri. Aktorja reagoi: “Pse guximi im duhet të lidhet me flokët e mi gri? Lavdëroni dikë tjetër për diçka më të rëndësishme.”
Julianne Moore

Deklaroi: “Termi ‘të plakesh hijshëm’ është seksist. Nuk ke zgjidhje tjetër përveçse të plakesh, s’është çështje zgjedhjeje.”
Lenny Kravitz

Në moshën 60-vjeçare, ai vlerësohet si “në formën më të mirë të jetës së tij”. Kjo është e zakonshme për burrat – plakja është seks-appeal.
Madonna

E kritikuar për pamjen në një event publik në moshën 64-vjeçare. Reagimi i saj në Instagram ishte i fuqishëm: “Përsëri përballem me moshizmin dhe mizogjininë. Bota nuk i pranon gratë që janë mbi 45 dhe kanë ende forcë, punë dhe pasion.”
Demi Moore

Ajo tregon se pas moshës 40 vjeç, u gjend në një “hapësirë të paqartë”: “Nuk isha më e re, por as e përshtatshme për rolin e një nëne. Hollivudi nuk dinte ç’të bënte me mua.”
Pse është kjo problematike?
Gratë pritet të duken “të reja” përgjithmonë. U kërkohet të heqin qimet e trupit, të mbulojnë rrudhat, të përdorin grim për të qenë “të paraqitshme”. Ndërsa burrat? Mjafton të jenë prezentë. Plakja e tyre cilësohet si klas, karakter dhe përvojë.
Ky standard i dyfishtë nuk është vetëm i padrejtë, është rraskapitës. Ndaj, është koha të rifillojmë bisedën për plakjen pa turp, pa standarde të pamundura dhe pa ndasi gjinore.
KAQPATA