
Lëvizjet në merkaton verore të futbollit evropian po intensifikohen. Dy transferime zyrtare janë konfirmuar sot nga klubet përkatëse:
1.Jordan Henderson është ndarë zyrtarisht nga klubi holandez Ajax, pas kërkesës së vetë mesfushorit anglez. Kontrata e tij ishte e vlefshme edhe për një vit tjetër, por palët vendosën ta ndërpresin bashkëpunimin.
2.Christian Norgaard, ish-kapiten i Brentfordit, ka nënshkruar me Arsenalin, në një marrëveshje që vlen deri në 15 milionë paund. Mesfushori danez e quajti këtë transferim një “ëndërr fëmijërie” për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Manchester United ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të ri Enzo Kana-Biyik, ndërsa Tottenham është në bisedime të avancuara me Nottingham Forest për Morgan Gibbs-White.
KAQPATA