Gjykata Speciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit për pranimin e provave që lidhen me krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë, duke i cilësuar ato si “jorelevante” për aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në vendim thuhet se incidentet e përfshira nga mbrojtja “nuk kanë lidhje me akuzat” dhe se videot apo raportet e paraqitura nuk provojnë ndonjë fakt që lidhet me organizimin apo aktivitetet e UÇK-së.
Mbrojtja e Krasniqit kishte përfshirë në dosje materiale nga Rahoveci, Prizreni e Gjilani, përfshirë një video të BBC-së, që dëshmonte mizoritë serbe gjatë luftës. Gjykata megjithatë pranoi vetëm dy pjesë të shkurtuara të saj, duke i vlerësuar të tjerat si të parëndësishme për rastin.
Avokatët e ish-kryeparlamentarit kërkonin që këto prova të shërbenin për të treguar se UÇK-ja nuk kishte kontroll mbi individët që mund të kenë kryer krime pas luftës, por paneli gjykues e hodhi poshtë këtë argument.
KAQPATA