
E premtja sjell mot të nxehtë e me diell në gjithë vendin. Temperaturat minimale pritet të jenë mes 10°C e 14°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 34°C deri 36°C. Era frynë lehtë nga jugu dhe jugperëndimi.
Nga e shtuna pasdite parashihen rrebeshe shiu e bubullima, të cilat do të vazhdojnë edhe ditën e diel. Temperaturat do të zbresin ndjeshëm, duke arritur deri në 23°C e 24°C.
Nga e hëna moti stabilizohet sërish, ndërsa temperaturat rikthehen në rritje me vlera nga 28°C deri 31°C.
KAQPATA