
Eldion Kelmendi, vëllai 15-vjeçar i reperit Gjesti, do të përcillet sot për në banesën e fundit në fshatin Pavlan të Pejës. Ceremonia e varrimit nis nga ora 17:00, ndërsa funerali do të zhvillohet nga shtëpia e të ndjerit.
I riu humbi jetën tragjikisht të premten në mesditë në Bllagajë të Pejës, pas një aksidenti në komunikacion.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. “Rreth orës 14:00, policia është njoftuar për aksidentin. Në vendngjarje mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, thuhej në njoftim.
Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin lokal në Pejë.
KAQPATA