Komuna e Tetovës ka shpallur ditë zie sot, më 1 dhjetor, në nder të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë të mërkurën në Itali në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.
Në njoftimin zyrtar, komuna theksoi kontributin e Kasapit në kulturën dhe muzikën shqiptare, si dhe rolin e tij në pasurimin e jetës artistike në Tetovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo u shpreh se humbja e tij ka prekur komunitetin artistik dhe publikun shqiptar.
Shpat Kasapi u varros të dielën në varrezat e qytetit të Tetovës, ku mijëra qytetarë morën pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
KAQPATA