
Aplikacioni i njohur i mesazheve, Snapchat, ka njoftuar se do të fillojë të tarifojë përdoruesit për ruajtjen e fotove dhe videove në funksionin Memories, i cili është prezantuar që nga viti 2016.
Sipas kompanisë, përdoruesit që kanë më shumë se 5GB përmbajtje të ruajtur në këtë hapësirë do të duhet të paguajnë për t’i mbajtur të disponueshme. Deri tani nuk është bërë e ditur kostoja e shërbimit, por kompania tha se ndryshimi do të implementohet gradualisht në nivel global.
Ky vendim ka ngjallur reagime nga përdoruesit në rrjetet sociale, të cilët janë shprehur të pakënaqur për kalimin nga një shërbim falas në atë me pagesë. Snapchat theksoi se qëllimi është të ofrohet “më shumë vlerë për përdoruesit”.
KAQPATA