Sllovakia ka hequr veton e saj ndaj paketës së 19-të të sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë, duke lehtësuar miratimin e masave të reja kufizuese.
Procedura është nisur me shkrim dhe, nëse nuk ka kundërshtime, paketa do të miratohet zyrtarisht deri nesër në mëngjes. Masat e reja synojnë të shënjestrojnë burimet kryesore të të ardhurave të Kremlinit, duke përfshirë sektorët e energjisë, financave dhe tregtisë.
Ky zhvillim hap rrugën për një fazë të re sanksionesh që mund të rrisin presionin mbi Rusinë në sfondin e konfliktit me Ukrainën.
KAQPATA