
Klubi i basketbollit Sigal Prishtina është gati për sezonin e ri në Ligën ENBL, ku do të paraqitet për herën e dytë në historinë e tij.
Ndeshjen e parë Prishtina do ta luajë në kryeqytet kundër ekipit norvegjez, Gimle, të mërkurën në orën 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Krahas Prishtinës, edhe skuadra e Pejës do të marrë pjesë këtë sezon në Ligën ENBL. Ajo do të luajë në palestrën “Karagaqi” kundër ekipit Riga Zelli më 14 tetor.
Sigal Prishtina bën pjesë në Grupin 2, ndërsa Peja do të luajë në Grupin 3, të përbërë nga 9 skuadra secila. Në total, fazën grupore do ta përbëjnë 26 ekipe, prej të cilave 16 do të avancojnë në fazat pasuese.
KAQPATA