
Shumë njerëz përballen me pengesa në rrugën drejt zakoneve të shëndetshme.
Sipas një studimi të vitit 2023, edhe atletët e kolegjeve në nivelin më të lartë, shpesh hasin vështirësi të ngjashme me shumicën e njerëzve: mungesë kohe, qasje të kufizuar në ushqime të shëndetshme dhe mungesë njohurish për gatimin.
Por ndryshimi është i mundur – edhe me hapa të vegjël.
Mungesa e kohës
Përfshirja e aktivitetit fizik në rutinë nuk kërkon orë të tëra: ecja për në punë, ngjitja e shkallëve ose ushtrime të shkurtra gjatë ditës (“snacks” ushtrimesh) janë hapa praktikë. Ushtrimet 15-30 minutëshe, 5 ditë në javë, janë të mjaftueshme për të ndërtuar një zakon.
Në ushqim, gatimi i thjeshtë me përbërës të shëndetshëm dhe parapërgatitja e vakteve për disa ditë mund të kursejnë kohë dhe para.
Mungesa e burimeve
Për shumë njerëz, ushqimi i shëndetshëm ose aktiviteti fizik duken të kushtueshme. Por alternativa pa pagesë ekzistojnë: ushtrime trupore pa pajisje, video falas në internet, aplikacione për fitnes dhe gatime ekonomike me produkte bazike si fasulet apo domatet në konservë.
Mungesa e mbështetjes sociale
Shpesh, mungesa e përkrahjes nga të afërmit mund të pengojë ndryshimin. Ndaj, ndarja e qëllimeve me miqtë apo familjen dhe përfshirja e tyre në aktivitete të përbashkëta – si ecje apo gatim i përbashkët – mund të rrisë motivimin. Komuniteti lokal mund të ofrojë gjithashtu mbështetje nëpërmjet grupeve shëndetësore.
Ndjesia e parehatshme
Frika apo turpi i fillimit të një rutine të re është i zakonshëm, veçanërisht për ata që ndihen të pasigurt me trupin e tyre. Megjithatë, studimet tregojnë se ata që pranojnë parehatinë si pjesë të rritjes personale, kanë më shumë gjasa të arrijnë qëllimet e tyre.
KAQ PATA