Shukri Buja, kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit nga rradhët e PDK-së, zhvilloi një takim me qytetarët në Restorantin “Berlini”. Atmosfera gjatë takimit ishte e ngrohtë dhe energjia e pjesëmarrësve e lartë, duke reflektuar mbështetjen e fortë për kandidatin dhe ekipin e tij.
Shukri Buja falënderoi qytetarët për besimin dhe mbështetjen e tyre dhe u shpreh se përkushtimi i tij për Lipjanin do të jetë maksimal. Ai i ftoi të gjithë që t’i bashkohen festës së fitores, e cila do të mbahet këtë të premte, në ora 19:00, në Palestrën e Re Sportive, ku qytetarët do të festojnë së bashku rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve.
Ky takim dëshmoi mobilizimin e madh të qytetarëve dhe energjinë pozitive që shoqëron fushatën e Shukri Bujës në Lipjan.
KAQPATA