Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të bizneseve në Plitkoviq, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe kërkesat e tyre për zhvillim më të madh të zonës.
Buja tha se një nga prioritetet e tij kryesore si kryetar i ardhshëm i Lipjanit do të jetë urbanizimi dhe ndërtimi i infrastrukturës moderne në këtë pjesë të komunës.
Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të bizneseve në Plitkoviq, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe kërkesat e tyre për zhvillim më të madh të zonës.
“Sot, në takim me përfaqësues të bizneseve në Plitkoviq, dëgjova shqetësimet dhe kërkesat e tyre për urbanizim dhe infrastrukturë moderne. Si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Lipjanit, zotimi im është i qartë: do ta rregulloj infrastrukturën në Plitkoviq dhe do ta kthejmë këtë zonë në qendër të përshtatshme për investitorët”, deklaroi Buja.
Ai shtoi se brenda mandatit katërvjeçar, Plitkoviqi do të ketë infrastrukturë të plotë dhe kushte të favorshme për investime, duke u shndërruar në një zonë atraktive edhe për vizitorët nga vendet e tjera.
KAQPATA