
BBC ka përfshirë një fotografi të 33-vjeçarit shqiptar Oslien Muçobega në listën e 12 imazheve më të rëndësishme të vitit 2025. Fotografia, realizuar gjatë zjarreve masive në Greqinë perëndimore, tregon Muçobegën duke shpëtuar një dele dhe duke e transportuar mbi motor përmes tymit dhe flakëve.
Ngjarja ndodhi në muajin gusht në rajonin e Ahaisë, ku zjarret detyruan largimin e shumë banorëve dhe rrezikuan jetën e tyre dhe të kafshëve. BBC e ka vlerësuar fotografinë si një pamje me domethënie të veçantë, duke e krahasuar me paraqitjet e hershme të “Bariut të Mirë” në artin e krishterë, ku Krishti mban një kafshë të brishtë mbi supe.
Ky moment simbolik e bën imazhin një nga skenat më të fuqishme dhe të paharrueshme të vitit 2025.
KAQPATA