
Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Italiane në periferi të Primavalles, në kompleksin Bastogi, pasi drejtonte një aktivitet të mirëorganizuar trafiku droge, pavarësisht se ndodhej nën arrest shtëpiak.
Burri kishte kthyer banesën e tij në një qendër për përpunimin dhe shpërndarjen e drogës, duke pritur klientët pranë daljes emergjente të pallatit. Pas porosisë, ai futej brenda dhe kthehej me dozat gati për shitje.
Policia vëzhgoi lëvizjet për disa ditë dhe bastisi apartamentin me ndihmën e njësive antidrogë. Gjatë kontrollit u sekuestruan mbi 1 kilogram drogë (kokainë, ketaminë dhe crack), pajisje për paketimin dhe përpunimin e tyre, dy telefona të koduar, një regjistër me shënime klientësh dhe 5,000 euro cash.
40-vjeçari u dërgua në burgun Regina Coeli dhe do të përballet me akuza për trafik narkotikësh dhe shkelje të masave të arrestit shtëpiak.
KAQPATA