
Xhudisti kosovar Shpati Zekaj ka arritur një tjetër sukses të madh për sportin e Kosovës, duke fituar medalje të bronztë në Kupën Evropiane për Seniorë që po mbahet në Shkup, Maqedoni e Veriut.
Në ndeshjen vendimtare për medalje, Zekaj mposhti me ëaza-ari garuesin italian Enrico Bergamelli, duke siguruar një podium të merituar.
Ky rezultat përbën një arritje të rëndësishme për xhudon kosovare, e cila vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare.
KAQPATA