Edhe pse martesa e tyre ka përfunduar prej kohësh, duket se Shpat Kasapi ende ruan kujtimet me ish-bashkëshorten e tij, Selvijen. Në profilin e këngëtarit në Instagram, fansat kanë vënë re se postimet e vjetra me të vazhdojnë të jenë të pranishme.
Në anën tjetër, Selvija i ka fshirë të gjitha fotografitë me Shpatin, duke treguar se ka zgjedhur të shkëputet plotësisht nga e kaluara.

Çifti, që dikur u konsiderua ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare, kanë një djalë së bashku dhe ruajnë kujtime të përbashkëta nga koha e tyre si familje.
KAQPATA